cajle.com LINDITA ZEMRA

Vuajtje dhe Lot për ty Dashuri

 

Zemra sot është rënduar

nga plagët e torturuara

Ajo është kaq shumë e mërzitur

se ka një jetë të tërë duke të pritur

Zemra rëndohet dhe rëndohet

Nga kafazi do të largohet

që ty të të afrohet, e të shikosh se sa shumë

për ty ajo po turturohet.

 

Vetëm mos kërko të flasë

se shpirti im nga lotët do plasë

Vetëm një puthje të ëmbël do të të jap

dhe pastaj do largohem  si me vrap

 

Edhe pse kam shumë për të thënë 

dhe pse dashurinë time pezull kam lënë

edhe pse të don aq shumë

Fakti që smund të të kemë 

më vret edhe më shumë.

 

Smë le sa dua, me ty të qëndroj

Smë le, atë që ndjej për ty, ta tregoj

Smë le të jetoj ashtu siç dua jetën

E në fund gjithçka që ndjej për ty

në sirtar të mbyllur mbetën.

 

O zot sa shumë dua të flas

Sa shumë dua të të ledhatoj

Megjithatë jam unë pengesa

që slë veten time  të veproj.

 

Të paktën më mjafton

që ti i lumtur të jetosh

e sa më shumë pranë tjetrës ti qëndrosh.

Le të vuaj unë e mos të vuaj ajo

Ndoshta të do më shumë, mbase dhe ti e do

 

Vetëm dije o Shpirti im këtë çmenduri

se të duash dikë dhe pranë ti qëndrosh

e ndjenjat që pushtojnë nëpër të

të mos mundesh tia tregosh

Kjo është turturë dhe jetën ta mallkosh

dhe shpresoj që gjendjen e Zemrës time

pas kësaj ta kuptosh....

 

 

DIKUR...

Sa indiferent që je o zemër tani

Dikur për ty isha perendi, por tani sjam asnjëri 

Dikur më falje të gjitha, gjithçka që zotëroje

dhe zemrën po ta kërkoja, ti menjëherë ma dhuroje.

 

Dikur unë isha gjithçka për ty

Në këtë botë asnjë për ty sekzistonte

Vetëm Unë dhe Ti ,, Ne Të Dy..

 

Dikur o zemër thoje, se pa mua gjumi s'të zinte

malli për mua pa gjumë të linte. 

Dikur o shpirtë ne formonim një zemër

që për ne ëndërronte, e mbi iluzione jetën tonë kërkonte.

Dikur o shpirtë, loti im ishte dhe i yti

unë isha e para që vuaja, dhe ti pas meje ishe i dyti.

Dikur o zemër ndanim çdo sekond që kalonte

E gjithë kohën më thoje se zemra jotë

vetëm mua më donte.

Dikur më premtoje se në përjetësi do më doje

e se me asgjë në këtë Botë, kurrë sdo më ndërroje.

Dikur më thoje, se unë për ty isha jeta jote

e ti për mua jeta ime.

 

Po si të besova, kam qenë shumë idiote

Dikur o zemër e jo tani

se sot o shpirtë sje më ai

ai që më ka dashur, e unë kam dashur

Sje më ai i njejti që unë netëve të gjata kam ëndërruar

Sje më ai, po nuk ke faj ti

Ka faj kjo zemra ime që diti të dojë

vetëm një  deri në përjetësi, Vetëm Ty..

 

Tani fjala dikur ka mbetur në zemër

se tashmë o shpirt ajo ka zëvëndësuar një emër..

 

 

 

Nuk arij ta kuptoj, si arita zemrën sadopak ta drejtoj?

 Ti hedh ujë zjarrit që më pushton, me pikat e syrit që loton

Ndoshta zjarrin e shuajta, po zemra mu bë hi

për fatin që pata, që smunda të të dashuroj ty.

 Prushi që ngeli aty, hapi plagë në shpirtin tim

Plagë që nuk mbyllen pa ty o shpirti im

 

Kjo qenka për mua Dashuria

Dashuroj atë që smë lejohet

e zemra ime e shkretë në rrethin e plagëve kurorëzohet

 

Smë ka mbetur asgjë nga jeta tani

edhe ty që të doja, të humba nga fati i zi

 

Fati im i dashurisë, që vetiti lulet e mia të rinisë

zbehu bukurinë e lumturisë  që më rrethonte

askush këtë dashuri sma lejonte

 

Kurrë mos qentë asnjë vajzë, në pozicionin që jam

Jo vetëm që po humb Dashurinë

Por edhe zemra çdo ditë më qan... 

 

 

Lotët zemrën lajnë

Fjalët smë ngushëllojnë

Trishtimi dhe vetmia, shpirtin kërcënojnë

Plagët sgjejnë shërim, lotët sgjejnë shtërrim

Burim i pashtershëm, është burimi me emrin trishtim.

 

Forcat për të jetuar mbaruan

Shpresat për lumturi u harruan

Shkëndija e dashurisë po vegon

Zemra rahjet e saj po ngadalëson

 Dashuria iku, u largua

Gjithçka që lindi te unë, u shua.

U zhdukën ditët e shkuara

U tretën në lotët e pikuara

Iku shumë larg, me vrap vrapoi

Gjithçka që më kishte falur e robëroi

Robëroi dhe zemrën time të shkretë

Që pa të skam se si e kaloj këtë jetë .. 

 

♥♥♥♥

 

 Të kam dashur sinqerisht

Të kam dashur si e çmëndur

Të kam dashur si gjënë më të shtrejtë

Të kam dashur marrëzisht

Por ti më bëre të të them Lamtumirë

Përjetësisht!

 

 

Mendo për netët pa gjumë

Mendo për zemrën që vuan kaq shumë

Mendo për sytë që lotojnë çdo ditë

Mendo për mua që Të Dua me gjithë Shpirtë. 

 

♥♥♥♥ 

 

Mundem të jetoj pa ty?

A rri dot pa ata dy sy?

Dhimbjen mundem ta duroj?

Ora pa ty s'mund të kaloj..

Ndjehem keq shpirtë, se Të Dua

Më thuaj të lutem: 

A mund të jesh sërisht me mua? 

 

 ◊◊◊◊

 

 Si sot një vit më parë, ty isha duke të parë

Po sot vallë ç'po shikoj? Sytë e mi po lotojnë!

Ti ndodhesh larg meje në një vënd plot errësirë

Por Dashuria ime të bën dritë, në Zemër e në Shpirt.. 

 

◊◊◊◊

 

Lot o Lot 

Nga sytë e mi pse nuk largohesh dot?

Pse  nuk më ler të mprehem në paqe?

se nuk isha unë shkaktare për këtë ndarje.

Pse nuk më lë të mprehem e qetë,

se dhe pak ditë më kan mbet nga kjo jetë. 

Ç'kërkon ti në sytë e mi, a mos kujton se jam fëmi? 

 

 

Dua 

Dua sonte të shtrëngoj, te kem pranë të ledhatoj

Të të them një fjalë: Të Dua , të të puthë buzët e tua

Të të ndjej sonte në shpirtë, ti ndaloj lotët nga sytë

Ta harroj plagën e vjetër, se si Ty nuk gjej djalë tjetër.! 

 

◊◊◊◊

 

Më the... 

Më the të gjeta pa më gjetur,

më the je e imja pa më pasur,

më the je e butë pa më prekur,

më the TË DUA pa më dashur..

Dhe pas të gjithave si i pameshirë

më the dhe fjalën LAMTUMIRË..

 

◊◊◊◊ 

 

Ah si u bë sot në kët jetë

gjithkush gënjen asgjë nuk është realitet

të gjithë të duan vetëm për interes

Ku humbi njerzimi?

Ku u fsheh lumturia?

kush i ka fajet që u bë kështu njerëzia? 

 

◊◊◊◊

 

Po ikën dhe kjo natë, unë prap jam pa ty

Më mundon i dashur, më mungojnë ata dy sy

Nuk më zë gjumi kur pranë stë kam  ty

nga gjumi smund të zgjohem po smë puthe ti

Me ty dua të jem dhe dua të të kem

Pa puthjen tënde ndjehem keq

Pa ty zemra ime thyhet si qelq 

 

 

 Tërë ditën sjam e qetë, tërë natën rri zgjuar 

Unë të dua për jetë, çmendurisht me ty jam e Dashuruar

Nuk e di zemra ime sa më kupton,

por ky shpirti im pa fund të dashuron..

 

◊◊◊◊ 

 

Një lot në sy pikoi e askush nuk e fshiu

zemra shumë rënkoi dhe dorën urdhëroi

(Fshije lotin në sy s'dua të jetë aty!)

Se kjo botë stë fal asgjë, sja vlen të qash

Loti është i shtrejtë, me vete do e marr

Në këtë botë të vogël ska vënd për të qarë. 

 

◊◊◊◊ 

 

Sa naive qenka jeta, ku vajti e vërteta?

besa e burrit ku shkoi?  apo gënjeshtra e robëroi?

Ç'është kjo botë mëkatare që mendon vetëm për pare

Ku është jeta e lumturia, ku është gëzimi e dashuria?

Si smendon njeriu për asgjë, se lakmia për lek nuk e lë

Dhe çdo bëjmë do mashtrojmë se paranë gjithmonë do mendojmë

Ti o njeri mos krijo shumë fantazi se mbi dhe sështë tharë njeri

Mendo sa e shkurtër është jeta se  nuk mbushet kurrë kuleta.. 

 

◊◊◊◊ 

 

Tani do vdes, jeta  për mua ska vlerë

veç dhimbje më dhuroi dhe gëzime asnjëherë

Do të vdes i dashur, se vdekjen po e kërkoj

Të shëroj plagët e zemrës, se kështu smund të jetoj

Një natë do të vi në ëndër, ty të të takoj

Do të të them Lamtumirë i Dashur  

SE JETA IME ME TY NISI DHE ME TY MBAROJ. 

 

◊◊◊◊ 

 

Diçka në mëndjen time më ngacmon

Diçka në trupin tim më torturon

Diçka në zemër, me thikë më shpon

Diçka e ndjej për ty që po më shkatërron

Me thikë zemrën do ta shpoj

pikat e gjakut tim do të thënë të Dashuroj

DHIMBJE PA FUND , DASHURI PA MBARIM ,

TË DUA GJITHMONË

VEÇ TY TË DO KY SHPIRTI IM. 

 

 

Çdo natë kur i mbyll sytë, veç për ty ëndërroj

Ti je zemra ime, shumë të Dashuroj

Me ëndrra mallin e shuaj, duke të puthur e përqafuar

Sa rreze dielli bien për një muaj, aq edhe unë për ty po vuaj

Të kërkoj në bregun e detit të qetë të kërkoj, në botën plot mendime

Por ti je fshehur thellë në folenë e zemrës time. 

 


Është kjo zemra ime që për ty po vuan

Është zemra ime e shkretë që dashurinë e ruan

I kam ruajtur për ty shumë fjalë, shumë kujtime

Që e mbajnë gjallë këtë zemrën time.

Po mos të ishe ti në këtë botë, nuk e di a do të jetoja dot

Po mos të ishe ti në këtë jetë, sot do të isha 7 metra mbi dhe

TË DUA DHE DO TË DUA GJITHMONË

JE TI DJALI QË ZEMRA IME MERITON.. 

 

◊◊◊◊ 

 

Sa shumë herë mallkoj veten e sa herë kam qarë me lot

Unë të thash veç të vërtetën, por ti smë besoje dot.

 

◊◊◊◊ 

 

Melankoli e çastit më rëndoi sot mbi mua

e ndër vite u ktheva me të vetmen shpresë

Ndoshta ti tash je penduar, por shpresoj që lot mos të keshë. 

 

◊◊◊◊ 

 

Më kaloi gjithë jeta nën dhimbjen e heshtjes

tërë kohën veç për ty mendova.

Dhe pse vuajta nga kjo gjë prapë se prapë su pendova

Dhe pse zoti e kish shkruar që ti t'ishe dhimbja ime ,

unë ty kurrë stë kam mallkuar, në jetë durova veç gëzime

edhe sot e kësaj dite nganjëherë loti më rrëshqet

për atë që e quajta mike dhe më pas e desha vetë

Kurrë se mora vesht të vërtetën, ndonjëherë ti a më deshe mua?

Mbas kësaj shoqërie që kaluam, gabova rëndë që të thash Të Dua. 

 

Më merr në krahë tani që kam për ty nevojë

mos më lër të vdes, jo se meritoj

mos më lër të shuhem, jetën për ty të humb

më ndihmo të lutem, a mendon për mua , dikur më doje shumë..

 

Për ty unë isha Zanë, mbret ishe për mua

jetonim në një ëndërr, tash ëndrra ka maruar

më merr në krahët e tu, më puth më përqafo

o sa vetëm ndjehem, sonte të lutem vetminë më shkatërro

 

Merre dritën e syve të mia, rrugën për te unë të ndriçojnë

merre forcën e shpirtit tim , ty të inkurajojë

eja kap për dore këtë zemër të shkretë

eja më sjell lumturinë, atë të vërtetë.

 Shtrëngo trupin që dridhet nga frikaqë mos të të humbas

Të lutem eja sonte, me lot në sy unë po të Thërras..

 

Mendo ti për të fundit herë, seç më ndodhi pa ty

dritën e diellit sdo ta shoh, se dikur te fala këto sy

e nëse svjen më kthe dritën e syve të mi

Jo ato si meriton askush, jo më tepër ti, jo ti,

S'do të lutem më jo, s'do të përgjërohem para një qënie

që vetëm dhimbje më jep , jo s'do të gjunjëzohem.

 

Urime për zemrën tënde, e kam zili

jo se është tek ti, por për sjelljet që të jep ty

Më thuaj sa goca tjera ke lënduar

mos ke ndërmën këtë gjë ta vazhdosh prap me mua?

 

Prandaj po shkruaj për ty që të tjerët mos e pësojnë

Mallkoj ditën që të njoha, aq më shumë atë çast që me ty u Dashurova.

Ti smeriton as gjysëm fjale të ëmbël, unë shkatërrimin smeritoja

Prandaj ik, ik largohu nga jeta ime , nga çdo ëndërr që shoh

nga çdo qelizë e jetës time ik.

 

Akoma  këtu je..!!!! 

Çkërkon,,,, me fytyrën e një të pafajshmi asgjë sfiton..

se tashmë unë të njoh, je tamam si një kloun që në cirk aktron.

Aty mund të të pëlaejnë, por jo kjo zemër e shkretë,

që me ty vuajti një jetë, e tani ik e më lër të qetë....

 

 

Të prita dhe për asnjë çast s'ndalova

veten urreja që pa dashur të lëndova

tashme u ktheve dashuria ime e vjetër

por në gisht mban unazën e dikujt tjetër

trupi mu dridh, zemra sa s'më pushoi

zëri mu mek e syri lotoi

Të trashëgohesh me vete thashë, me gjithë zemër të uroj

Lumturinë që unë s'ta dhashë, uroj tjetër ta dhurojë... 

 

 ♥♥♥

 

 Edhe pse trembem ç'do ditë askush nuk do t'ia di

edhe pse gjithmonë lotoj, s'më bëjnë më përshtypje lotët

më duket sikur bie shi.

Pse o zot që të më kuptojë nuk del asnjëri

pse duan të vendosin për fatin e jetës time sikur të jem një fëmijë

Shko të lutem mos u kthe, shko të lutem mos më gënje

Shko të lutem e më harro, se ti për mua më s'jeton

Shko të lutem në largim, mos e plagos më shpirtin tim

Shko të lutem diku larg, zemrës time mos i hedh më plagë... 

 

♥♥♥ 

 

Më harro të lutem ti, se dhe unë po të harroj ty

Më harro mos më kërko, se ti për mua më s'ekzisto

Më harro kot mos u mundo, se zemra ime më s'të do

Më harro, gjej një tjetër, se për mua do mbetesh

thjeshtë një plagë e vjetër, që shumë zemrën ma ke djegur...

 

 

 

Do të harroj, këtë ta premtoj. Do të harroj se më stë dashuroj

Do të harroj se ti më harrove. Do të shkoj se ti më lëndove

SHPIRTË E ZEMËR MI SHKATËRROVE... 

 

♦♦♦ 

 

Vuaj shumë, po vuaj dhe për këtë gjë po shkruaj

në mes të kësaj bote po ndjehem e huaj

Jetoj e vuaj në një qytet të huaj

Pa dashuri unë po vdes, por në botën tjetër do të pres

Tani në përfundim cili je ti fati im??

Mbaje këtë fjalë si kujtim, shumë po më mungon

po ku je o shpirti im se pa ty skam shërim... 

 

♦♦♦ 

 

Në dhomën time e shtrirë qëndroj, mendoj për ty edhe këtë letër po e shkroj

Është natë e bukur, hëna me yje qiellin po e stolis

E unë e vështroj hënën me shumë kujdes edhe aty e shoh hijen tënde e cila më tregon

Se ti je duke ardhur, edhe dy fjalë që dalin nga thellësia e zemrës

vuajtjeve tona po i vjen fundi, po vjen dita që bashkë të jemi

Dhe unë e buzëqeshur kam me të pritur, se mjaft kam pritur dhe jam mërzitur.. 

 

♦♦♦ 

 

Thuaje të lutem, që më do. Pse kaq shumë po më mundon?

Pse po tallesh ti me mua? Është gabim që unë ty të dua?

Nëse po ti më trego!  Më thuaj që tjetër dashuro.

Se ty më s'të dashuroj. Dhe më beso, se unë do shkoj...

_________________________________________________________________________

Letra dashurie
Fol...

Dua te me flasesh,qe te me zgjosh nga gjumi..Te me celesh perseri, se zeri yt me ngjall pranvere..
Hyr dhe rri perjete me mua, brenda ne qenien time sepse me mungon shume , me mungon menyra se si i mendon dhe i merr ti gjerat, ironia me te cilen flet shume here, me mungon shpirti dhe dashuria jote..
Oh, sa larg je dhe pse un te ndjej shum afer, sepse te dua gjithnje e me shume..
Hajde pra, foli zemres sime, qe edhe ajo te shkrije nga akulli qe e ka zene, sille djellin tend dhe nditen e syve te tu qe edhe un te arrij me ne fund te shoh..
Eshte e veshtire..cdogje duket e pamundur tashme, se ti nuk je me per mua, nuk rri me te me degjosh kur une te flas, nuk lexon kur une te shkruaj, nuk je me pranvera ime..
E ku ti kerkoj une te gjitha keto tani???
Duhet te dal ne rruge e te bertas??Te kerkoj perseri nje yll tjeter..me te mire?? Nuk mundem..as kembet sme bejne me, e as ze e fuqi nuk kam qe te kerkoj dike,qe mund te jete mbase me i mir..se u mesova me ty..
Ta dish se kenaqem me ty edhe nqs e gjithe bota mund te zhduket, kenaqem me syte e tu edhe nqs sdo shoh sy te tjere me ne jeten time, kenaqem me ty, se vetem ty te dua..aq shume..
Prandaj me fol, hyr perseri ne porten e zemres sime dhe me fol, vetem me pershendet te pakten..se me ka marre malli per zerin tend qe me ngroh, gjithmone..
Por ti..i merzitur me mua, vetem me largohesh dhe mbase nuk arrin t'i degjosh fare keto fjale, qe vijne nga thellesite e shpirtit tim e qe jane vetem per ty..Mbase ste interesojne shume ose mbase nuk me beson me..sepse asnjeher nuk me ke besuar!!
Dhe ti ike..papritur..pa thene me asgje..qeofte edhe..Lamtumire..
 

----------------------------------------------cajle.com---------------------------------------

Letra dashurie

Ti je jeta ime

Me duket se kam berre gabimin me te rende kure te kam theni se ti je jeta ime.S`di pse kam qene aq i djallezuar ne ato momente kur fjala me dilte nga thellsija e shpirtit,te te them se te dua, dhe se ti je jeta ime.Ende nuk mundem te kuptoje ate force qe me bente dite e per cdo dite te lumtur.S`di si te pershkruje kete?..Tragjedi qe me solli dashuria..apo rasti tragjik qe ne momentin kur te futa thelle ne shpirte e Zemer.
Kam perjetuar shume ne jete,por kure nuk kam besu se jeta qenka lidhur forte me dashurine.Nuk kam besuar.. meqense me pare nuk kam dite se cka eshte dashuria,dhe nuk e kam ndje kure. deri ate dite kur edhe te solli Zoti ne jeten time.
Nuk dua me te beje asnje rekviem i te gjithe asaj qe ka kaluar, edhe pse me bymehet Zemra dhe nuk duron dote te mos flase.Tani kure enderrat qe i thurem bashkerisht kann rene diku ne thellesi per te u gropos qe te mos te mundet te i gjeje as koha qe vjen,le te mbulohen me gjethe e rremuje dheu te stineve te ardheshme..edhe ashtu ishin enderra qe nuk dua te i di me por,cka te beje me kujtimet,me ato caste te bukura dhe te lumtura qe i kaluam sebashku..?
Ti nuk mendove per kete..!Ty nuk te mjaftuan fjalet e mia qe te bindesh se vertet je pjese e jetes sime..po as ato puthje qe te kam puthe edhe syte,edhe gishtat e dores,edhe floket,se te gjitha keto pjese te trupit tend nuk i mora si bukuri,por si mall i dashuris dhe ndjenje shpirterore e paster,sepse,nuk me lidhi bukuria, po u berra rob i ndjenjave te dashuris per ty te cilat nuk dija si te pershkruje pervec..Ti je jeta ime..
Ah ,sikur te ndjeje edhe ti njejten gje,sigurisht se do te ishim cifti me i lumtur ne bote.Por,ti nuk ke nevoje te vazhdueshme per mua.E cuditshmeI Sukur te munden te te doja me pak,noshta do te isha me i qete,por nuk mundem.Une te dashuroj marrezisht.Keshtu do te dua gjithe jeten,edhe pse e di se kjo dashuri do te me beje gjithmon te vauje.E ti,falua netet me te bukura shoqeris,keshtu i bene sherbim vetes te mbetesh large cdo enderre qe ka te beje me mua...
 

----------------------------------cajle.com-------------------------------------

Letra dashurie

Te dua shpirte..

Nuk e besoj dot,ne je apo s`je ti….Nuk u besoj syve po as vesheve te mi.M `ì humbe vitet,jeten dhe aq lehte te duket te i ikim njeri tjetrit.Te gjitha i mendova,por mund te kishim dhe mund te kemi zgjidhje,sepse une jam ne gjendje te sakrifikoj gjithacka per ty…
S`di kush te i vodhi ato fjale qe dikur shkrije edhe akullin me ngrohtesin e shpirtit, dhe fryemen tende qe une e ndjeja edhe ne tel,zerin tend te bukur te nje engjellushje qe me bente te me dridhet trupi gezimi..Sa e sa here hape telin te lexoj, mos rastesisht me ke shkru sms si dikur..kete here,me duket se genjej veten.Ti me nuk je ajo.. !
Mos valle u trete ne ty gjithcka,cdo fjale qe me ke thene,cdo ndjenje dashuria..apo ishin te gjitha keto « genjeshtra te mallkuara »,apo dikush te i vodhi vetem pse ka deshire te jesh e tij.. ?!
Do te vije dita..kur ti vete do te kuptosh se deshirat vdesin brenda cdo sekondi,vetem dashuria e sincerte eshte e perjetshme.Endem rrugeve..gjithnji para meje kam fytyren tende..zgjohem gjumit..fytyra jote me del para syve.Ajo fytyre qe une e njoha te paster dhe te ushqyer me shpirtin e dlirte..per kete shume fliste buzeqeshja jote..zeri i embel dhe i bute..sjellja e jote e kalitur me tradite te nje femre bashkekohore me nje temperament qe rralle kush femer e ka.
Dhe nese ti do te i varrosisht te gjitha keto mrekulli qe te ka fale natyra,une mbetem i burgosur ne shpirtin tend jete e per jete,sepse,para se te njoh te gjitha keto qe kam thene..dashurova vetem shpirtin tende,dhe une kurre nuk do te largohem nga aty deri ne diten e fundit te jetes..Te dua shpirte.. !
 
 
----------------cajle.com---------------------------
letra e zbuluar
 
Engjelli im,shpirti im,vetja ime,zemra ime.Vetem pak fjale dhe keto te shkruara nga pena jote.Deri te nesermen,qe do te shihemi bashke me duket nje humbje e madhe kohe.Kam nje dhimbje te thelle ne gjoks dhe me duket se me flet shpirti.A mundet qe dashuria jone te duroje gjithe keto sakrifica?.Jo se po kerkojme gjithcka,por a mundet t'a ndryshojme kete situate,ku ti nuk je e gjitha e imja dhe une nuk jam i gjithi i yti?
-O Zot! Dil ne dritare dhe shiko mrekulline qe ka bere Zoti,qetesohu me veten.Dashuria kerkon cdo gje dhe me te drejte,te pakten sa na perket te dyve.Nese do te ishim te bashkuar ne nje trup nuk do te ndienim kurre dhimbje.
Tani te shohim pak pertej dritares se shpirtit.Ne duhet qe patjeter te shohim njeri-tjetrin.Une nuk mund t'i them dot gjithcka kam menduar gjate diteve te fundit.Nese zemrat tona do te ishin bashkuar nuk do te kerkoja asgje tjeter ne kete bote.Jam mbushur plot-ah...kam momente,ndjej qe fjalet nuk jane asgje,gezohu zemra ime,thesari im,vetja ime...te tjerat t'ia leme Zotit dhe ai do te beje me te miren per ne............I i yti zimi

Mos ;
Mos mi ngacmoni ndjenjat Plaget mos mi rendoni
Lermeni te qete Perse me mundoni.

Mos;Perse me vini ne enderr E lozni me mua pa me pyetur
Se a eshte e lehte kjo Te prekni kujtimet e vjetra.

Cka;
Nga une , cka kerkoni Perse me mundoni
E dini se nuk mundem te shkoj Atje ku dua te pushoj
Me shpirtin e njome.

Kur;
Kur do ta kem shpirtin e qete Te flej Te pushoj Te jetoj
Ashtu si dikur Kur zemra e ime kendoj.

____________________________________________________

 

BOTA

Dal per te shetitur dhe per tu argetuar takoj njerez
te lumtur te hidheruar valle kjo bote
pse nuk eshte per te gjithe te gezohen te jene te lumtur
te kene zemren e dashuris ose eshte kjo bote qe i ka fajet
apo i ka fajet njerzia qe se njohin boten sja dine vleren kohe pas kohe
kan shkruar por edhe kan thene; Njeriu e krijon boten
bota e udhezon njeriun, i jep mundesin ta gjeje njohurin
ta braktis vorferin,

ta krijon paqen per mbare njerzin te formon dashurin begatin dhe harmonin. Po kush po e prish , a thua pse?
e tera keshtu cdo here ka shkuar cdo here do te shkon qe shekull pas shekulli
vrasje hakmarrje por edhe dashuri
e ndare qenka kjo bote gjysma te gezuar gjysma me lot në sy .

.*´¨ )
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> … CAJLE.com…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°

__________________________________________________________________


ATDHEUT TIM

Mbijetove furtuna e stuhi,ngadhnjeve nder shekuj,
të dua në zor e në liriti ishe dhe mbete, tempull mbi tempuj.

Të dua, të dua mbi të gjitha,të dua më shumë se veten,
të dua se je djepi imnë Ty gjej veç të vërteten.

Qielli mbi Ty është më ndryshenga ai në mergim,
dielli tek Ti ngrohë më ëmbelo i dashuri, Atdheu im.

 

.*´¨ )
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> … CAJLE.com…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°

__________________________________________________________

 

P0 Ne mos shpejt, dikur po.

o jetoj une ne vend t'huaj,larg vendlindjes po me shkon jeta.
Shum ne kujtime ne zemer ruaj,eh, si u treta u e shkreta!

Jetoj larg une vendit tim,larg familjes larg te gjitheve.
Shpejt kalojne vitet ne mergim,po thell ne shpirt kam nje dhimbje!

Me merr malli per ty Cajla Per ju miq e ty shoqeri ,
me merr malli per ty Ilirida ime.Pse vall ky mall po me pushton?
pse kaq rand kjo toke e huaj po me peshon?pse nuk ndihem une ketu rehat?
Sepse ato qe zemra don jane large.

Vin festat edhe kalojne,jo ne kurr si dikur nuk gezojme.
...po po gjithqka matriale kemi,por ne zemer te zbrazur jemi.

Eh pra fati i mergimtarit,i shkoj jeta me trazime.Ja pushton zemren malli,
kalon ditet me kujtime.Ne mos shpejt, dikur po,do te kthehem une tek ti Cajla .
Nuk me tret vendi huaj jo, Eh pra moj  Ilirida mos u merzit ti.
Se ne mos shpejt, dikur po,
do te me kesh mua aty ku Ilirida ka bit e bijat e vet....

 


nji lule per ty zemra ime as ne shpirt me nuk ndjej me gezim gjithqka me le pas eshte thjesht hidherim ne jeten time erdhe ashtu pa pritur pastaju largove ne drjetim te pa ditur.. ne syte e mi ska me jet ty te haroj sesht e lehte ftyra me nuk me ndrrin mendja vetem tek ti me rin smund te harosh diqka te vjeter nje fjal gjithashtu thote zemra kerkon gjysmen tjeter...

DSC_7975 von RufiOsmani.

DSC_7685 von RufiOsmani.DSC_7670 von RufiOsmani.

 

zemer_mira  kujtim lulja e djalit qe me donte ma shum se vetvetja!qe si pengoj largesija ne asnji menyre...zemra asnjiher sdo ta haroj djalin qe sja fala zemren qe e meritonte?Te dua sa mund te dashuroje nje shpirt perjete ,te dua bukuria e mendimit tim te harruar ,te dua drita e zemres ,mos me harro kurre.
Mu kujtuan befas vargjet e dikurshme....
Gzimi  Si sot një vit më parë, ty isha duke të parë Po sot vallë ç'po shikoj? Sytë e mi po lotojnë! Ti ndodhesh larg meje në një vënd plot errësirë Por Dashuria ime të bën dritë, në Zemër e në Shpirt.

Pse Me Denoj Zoti Keshtu!

 

Prej Nga Erdhe Pse vall ende te dua, kur e di se ti me ke harruar? Pse vall te dashuroj, kur dashurija mes nesh mbaroj? Pse vall mendoj per ty? Sepse smundem ti harroj ata sy. Ata sy qe me kan borgj, nje dashuri nje lumturi. Me hidherove me prindrit e mi, ku e le at guxim, ku e le at premtim. Kur i kujtoj fjalet qe me mashtruan, me zemer te lenduar po te them se shum ...........TE DUA

 Vuajtje dhe Lot për ty Dashuri

Ligji per   te rinjet

Më harro të lutem ti, se dhe unë po të harroj ty

Më harro mos më kërko, se ti për mua më s'ekzisto

Më harro kot mos u mundo, se zemra ime më s'të do

Më harro, gjej një tjetër, se për mua do mbetesh 

thjeshtë një plagë e vjetër, që shumë zemrën ma ke djegur

 DIJE QE TE DESHTA ME GJITH FORCEN E SHPIRTIT,
EDHE PSE AQ HERET U LARGUAM UN TE DESHTA QDO DIT E ME TEPER. KU DO QE SHKOVA NE QDO RRUG QE KALOVA ME DUKEJ QE TE SHIKOJA TY, NDEGJOJA ZERIN TEND NE QDO AN. NUK PENDOHEM KURR NE JET QE TE FALA JETEN TY POR SHRESOJ TE ME FAL I MADHI PERENDI.
NESE NDONJEHER DO TE LEXOJSH KETO VARGJE LOT MOS DERDH PER MU POR PER JETEN SE QYSH DON ME E JETU. L.G (LIEBE DICH... zemra jote G&L

gurbeti thon te shkreton rinin ta verbon endrrat ti pergjysmon por per euro te mashtron? kjo esht e verteta per shumicen pak knaqsi ka per ata qe shijojn ket enderr gurbeti
 
Tung Te Pershendes Me Gjith Zemer Dhe Te Deshiroj Fat Dhe Lumturi Ne Jet Me Dashurin Time Te Vertet . Ne Keto Momente Disi te Merzitshme Pa Ty ,Mezi Gjeta Pak Forc Qe Te Shkruaj Nje Leter Vetem Per Ty Qe Ta Qetsoj Pak Zemren Time te Pavdekshme Dhe Te Pavdekshme E Cila Pandal Mendon Dhe Te Kujton Ty . Nuk Di Ti Si Ndjehesh Ne Keto Momente Pa Mua.Por Nje Gjë Te Vertet Per Mu E Di Nuk Mund Te Sho.PEr Mua Nuk Asht Me Rendsi Vetem Biseda Ne Internet Por Edhe Jeta Ne Realitet , Per Mua Je Realitet I Vertet .Po Jetoj Me Te Vetmen Shpres Se Nje Dit Do TE Takoj Dhe Do Te jem Shum I Gezuar E I Lumtur Me Ty .Deri Sa Te Takoj Ne realitet Do Te Mendoj i Merzitur Dhe Me Kujtime Ne Zemer Per Ty Qaste Te Lumtura Me Nder Dhe Dhe Dashuri E Me Rrespekt

Zëri i Hoxhës Të Zgjoj Sallën Tim Kur e Lexoj , e Ti Loti Te Pikoj Kur Xhemati Dot Kaloj MKe Kufomen TIme Dil Ne Dritare Dhe Shiqoj E Dashura Ime Jam Tuj Fjet Ne Kufomen TIme Ndoshta Nje Dit Dot Me Kerkosh Eja Te Varri Im Te Me Vizitosh Mere Kufomen Time Tema Shkatrosh Dhe Me Eshtrat e Mi Shkruaje Fjalen DASHURI ???

Ne vendin tim

Atje ku buron uji i paster
Ne gurren e kthjellet nder male
Rriten me furi dhe dashuri
Vajzat e bukura shqiptare.

Atje ku vallja hidhet pa nderpre
Kur ka gezim konaku
Martohen djemte e bukur
Me valimin e nje bajraku.

Atje ku zogu kendon kengen
Me te bukur qe e din
Ndoshta ma ka vjedhure mua 
kengen

Atje ku cdo gje vlene
Dhe ska te pershkruar
Dua tash atje te jem
Se jam permalluar.

Atje dua te pushoj pak
Te qmallem nga merzija
Se atje ne cdo kohe
Rrine kujtimet e mia.

PER TY
Kur malli te te kete marre
Dhe une te mos jem me ty
Mbyll syte dhe me thirr
Se une do te vij aty.

Kur buzet te te jen thare.
Dhe puthja te mungon
Hap dritaren dhe lutju henes
Se puthjen time ajo ta dergo.

Kur ti te ndiesh ne vetmi
Dhe zemra po te qan
Zhytu ne kujtime
Dhe mua do te me kesh prana.

Kur ti te me duash
Dhe prane te mos me kesh
Hap dritaren dhe fluturo
Se une dote jem mes resh.

Datenschutzerklärung
Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!